Kombëtarja e Brazilit në futboll e ka gjetur trajnerin e ri.
Ai është Dorival Junior, ka njoftuar të hënën Federata e Futbollit të Brazilit.
Dëshirat e drejtuesve të CBF-së ishte Carlo Ancelotti, mirëpo ai ka vazhduar me Realin e Madridit.
Për postin e “Selecao” është raportuar se pretendent ishte edhe Jose Mourinho.
Por, zgjidhja është gjetur tek strategu i cili deri tani ishte trajneri i Sao Paolos.
61-vjeçari ka drejtuar edhe shumë skuadra tjera si: Cruzeiro, Santos, Vasco da Gama, Internacional, Atletico Mineiro, Flamengo, Fluminense, Palmeiras dhe Athletico Paranaense.
“Është realizimi i një ëndrre personale, që u bë e mundur falë mirënjohjes për punën e bërë te Sao Paulo. Dua të falënderoj klubin, por edhe gjithë tifozët për mbështetjen e tyre”, ka thënë trajneri i Brazilit.