Mbrojtësi Dani Carvajal ka rinovuar kontratën me Real Madridin edhe për dy vitet e ardhshme.
Edhe pse spanjolli këputi ligamentin dhe humbi këtë sezon, “Los Blancos” kanë treguar se kanë besim të madhe tek ai, duke ia rinovuar kontratën edhe për dy vite.
“Real Madridi njofton, ashtu siç pritej, që klubi është pajtuar me Dani Carvajalin për t’ia vazhduar kontratën lojtarit, e cila do ta mbajë atë deri më 30 qershor 2026”, thuhet në komunikatë.
Carvajal ndër të tjera falënderoi Real Madridin që i besuan kontratën e re, pavarësisht situatës që gjendet.
“Kam fjalë vetëm mirënjohje për Real Madridin dhe presidentin tonë Florentino Perez”.
“Në një ditë si kjo, ne e njoftojmë vazhdimin e bashkëpunimit deri në 2026, kjo transmeton se cili është klubi më i mirë në botë në çdo drejtim dhe si në sukseset që ndajmë na mbushin me lumturi, por në ato të vështirat është kur tregohet vërtet shpirti”.
“Faleminderit Real Madridi, ka shumë Carvajal të mbetur në fanellën e bardhë”, shkroi ai ndër të tjera.
Ndërkohë, Real Madridi do të jetë aktiv në afatin e verës për të nënshkruar me një mbrojtës të krahut të djathtë.