Chelsea ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin Graham Potter, si pasojë e rezultateve negative.
Pavarësisht që mori drejtimin e klubit londinez vetëm disa muaj më parë, por ka pasur rezultate negative të shumta me “Blutë” që renditën në pozitën e 10-të në tabelë.
“Chelsea njofton se Graham Potter është larguar nga klubi. Graham ka pranuar që në bashkëpunim të largohet. Në kohën e tij, ai na ka sjellë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të përballemi me Real Madridin”.
“Chelsea do të donte ta falënderonte Graham për kontributin e dhënë dhe i uron më të mirat në të ardhmen”, shkruhet në komunikatë.
Edhe presidenti Todd Boehly ka lënë të kuptohet se shkarkimi i Potter ka ardhur shkaku i rezultateve negative.
“Së bashku me tifozët tanë të jashtëzakonshëm, ne të gjithë do të jemi pas Brunos dhe ekipit ndërsa fokusohemi në pjesën tjetër të sezonit. Na kanë mbetur edhe 10 ndeshje në Premierligë dhe një çerekfinale e Ligës së Kampionëve. Ne do të bëjmë çdo përpjekje dhe përkushtim në secilën prej atyre ndeshjeve në mënyrë që të mund ta mbyllim sezonin në një nivel të lartë”, deklaroi ai.
Julian Nagelsmann është emri që u përmend ditëve të kaluara si një pasues i mundshëm i Potterit.