28.5 C
New York
Thursday, July 31, 2025

Buy now

Zyrtare: Bayerni nënshkruan me Diazin

- Advertisement -

Sulmuesi i krahut, Luis Diaz edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Bayern Munchenit.

Ekipi nga Bundesliga, të mërkurën e ka prezantuar kolumbianin, të cilin e ka transferuar nga skuadra e Liverpoolit.

Diaz me skuadrën bavareze ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2029, ndërsa Liverpooli ka përfituar 75 milionë euro nga shitja e tij.

28-vjeçari është shprehur tejet i lumtur që do të jetë pjesë e Bayernit, ekip me të cilin synon trofe dhe tek i cili do ta bartë fanellën me numrin 14.

Diaz në vitin 2019 është zhvendosur në Evropë nga Kolumbia, ndërsa para Liverpoolit ka bërë karrierë edhe te skuadra e Portos.

Me fanellën e Liverpoolit, Diaz ka regjistruar 148 ndeshje zyrtare, duke shënuar 41 gola dhe bërë 23 asistime.

Të ngjashme

Të fundit