Mbrojtësi argjentinas, Mollina është lojtar i Atletico Madrid.
Skuadra e Atletico Madrid ka njoftuar për zyrtarizimin e marrëveshjes me lojtarin e Udinese, Mollina, përmes një postimi në faqen zyrtare.
Mollina ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me skuadrën e Diego Simeone.
Lojtari i ka kaluar dy sezonet e fundit në Serie A me skuadrën e Udinese, ku ka luajtur 68 ndeshje.
Në këto 68 ndeshje, Mollina ka shënuar 10 gola dhe ka shtuar shtatë asistime.
Argjentinasi luan si mbrojtës krahu dhe mund të aktivizohet në të dy krahët.