Arsim Thaqi është emëruar trajner i FC Suhareka.
Lajmin e ka bërë me dije klubi suharekas në profilin zyrtar në Facebook.
“Thaqi u prezantua nga i pari i klubit z. Rrustem Aliaj dhe nën praninë e aksionerëve të klubit , një emër i njohur i futbollit Kosovar i cili ka udhëhequr skuadra me renome e mjaft të forta si: FC Prishtina, FC Drita, KF Malisheva, etj.”, ka njoftuar FC Suhareka.
Njoftimi i plotë:
🤝🎓𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄: 𝐀𝐑𝐒𝐈𝐌 𝐓𝐇𝐀𝐐𝐈 𝐊𝐑𝐘𝐄𝐓𝐑𝐀𝐉𝐍𝐄𝐑 𝐈 𝐑𝐈 𝐈 𝐅𝐂 𝐒𝐔𝐇𝐀𝐑𝐄𝐊𝐀
Të nderuar adhurues të klubit tonë ju njoftojmë qe kemi arritur marrëveshje me timonierin e ri të skuadrës tonë z.𝐀𝐑𝐒𝐈𝐌 𝐓𝐇𝐀𝐐𝐈 i cili do vazhdojë rrugëtimin tonë drejt sukseseve dhe objektivave të klubit.
Thaqi u prezantua nga i pari i klubit z.Rrustem Aliaj dhe nën praninë e aksionerëve të klubit , një emër i njohur i futbollit Kosovar i cili ka udhëhequr skuadra me renome e mjaft të forta si: FC Prishtina, FC Drita, KF Malisheva etj.
Nga dita e nesërme klubi do udhëtojë për në Shqipëri për një mini-fazë përgaditore e cila përveq skuadrës do ndihmojë edhe trajnerin e ri në njohje e sipër.
𝗣𝗲𝗿 𝘁𝘆 𝗦𝘂𝗵𝗮𝗿𝗲𝗸𝗲 ! 💛🖤
#fcsuhareka
#newcoach
#arsimthaqi