Sulmuesi i kombëtares shqipare, Armando Broja, edhe zyrtarisht është anëtar i Evertonit.
Prezantimin e tij sot e bëri skuadra nga Liverpooli.
22-vjeçari ishte pjesë e Chelseat por nuk gjeti hapësirë në formacionin e Enzo Marescas.
Kështu ai me patjetër duhej ta ndërronte klubin.
Broja assesi nuk po rehatohet me klube, pasi nga janari kishte qenë i huazuar tek Fulhami, por, as aty nuk i gjeti minutat e duhur.
Në të kaluarën, sulmuesi kishte luajtur edhe për Southamptonin dhe në Holandë, Vitessen.