23.9 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

Zyrtare: Arijanet Muriq nënshkruan me Sassuolo-n

- Advertisement -

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e kampionatit italian në sezonin 2025/26.

Muriq, të mërkurën është prezantuar te Sassuolo, ekip që është rikthyer në Serie A për këtë sezon pasi sezonin e shkuar doli kampion i kategorisë së dytë.

26-vjeçari është huazuar te Sassuolo për një sezon nga Ipswich Toëni i Anglisë, ndërsa ekipi italian e ka opsionin e blerjes së tij vitin e ardhshëm për 10 milionë euro.

Për portierin e Kosovës, kjo është hera e parë që do të paraqitet për një skuadër nga Italia, pasi më herët karrierë ka bërë edhe në Spanjë, Turqi e Holandë përveç Anglisë.

Ai pritet ta ketë vendin e titullarit te Sassuolo që fitoi garën për shërbimet e Muriqit para Rizesporit e Monacos, ekipe që gjithashtu kishin shprehur interesim për portierin e Kosovës.

Muriq ka kontratë me Ipswichin deri në vitin 2028, ndërsa ka luajtur edhe për Burnleyn, Manchester Cityn, Adana Demirsporin, Willem II, Gironan e Nottingham Forestin.

Me “Dardanët”, ai ka regjistruar 36 paraqitje prejse debutoi në nëntor të vitit 2018.

Të ngjashme

Të fundit