Tashmë është zyrtare. Ardon Jashari është futbollisti më i ri i Milanit.
Jashari që ka prejardhje shqiptare, por që përfaqëson Zvicrën u zyrtarizua sot nga klubi italian përmes rrjete sociale.
Në total, Milan pagoi 39 milionë euro, përfshirë bonuset.
Ai ka nënshkruar kontratë deri në qershorin e vitit 2030.
Ardon Jashari do ta veshë fanellën me numrin 30 me skuadrën e kuqezinjve.