Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Ardi Ajdini.
Palët kanë arritur një marrëveshje për një kontratë trivjeçare.
Ajdini vjen nga skuadra tjetër e kryeqytetit, 2 Korriku, ku sezonin e kaluar pati 25 paraqitje.
Ardi Ajdini është 19 vjeçar dhe më parë ka qenë pjesë e Superligës me skuadrën e Besës.
Lojtari ka premtuar angazhim maksimal me fanellën ‘bardhekaltër’. Më poshtë mund ta shihni njoftimin e Prishtinës për këtë përforcim.