24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Zyrtare: Arbnor Muja transferohet në Turqi

- Advertisement -

Arbnor Muja do ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Reprezentuesi shqiptar është prezantuar zyrtarisht sonte te Samsunspor.

Sulmuesi nga Mitrovica ka nënshkruar kontratë për tri vite e gjysmë me klubin turk.

Samsunspor bën gara në Superligën e Turqisë dhe ndodhet në pozitën e 15-të, me 26 pikë të grumbulluara pas 24 xhirove.

Muja ishte pjesë e skuadrës belge, Antwerp, nga vera e vitit 2022. Ai më këtë skuadër fitoi titullin e kampionit në Belgjikë, Kupën e Belgjikës, si dhe luajti për herë të parë në grupet e Ligës së Kampionëve.

25-vjeçari karrierën e ka ndërtuar në Kosovë te klubet si Trepça, Trepça ’89 e Drita.

Sulmuesi anësor gjithashtu ka luajtur edhe te Skënderbeu në Shqipëri, kurse për një kohë ka qenë pjesë edhe e Braunschweig II në Gjermani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit