Arbër Zeneli ka rinovuar kontratë me klubin francez, Reims, deri në vitin 2025.
Lajmin e ka konfirmuar vetë faqja e klubit francez, përmes një njoftimi në rrjetin social, Facebook.
Në moshën 27 vjeçare, sulmuesi ndërkombëtar kosovar shënoi dy gola dhe dha tre asistime vendimtare këtë sezon në Ligue 1 në 8 paraqitje.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të klubit francez.