Prokurorja Eva Wyler po kërkon nga trupi gjykues që Pjetër Shala të dënohet me dënim unik me kohëzgjatje prej 28 vjet burgim.
Kjo me akuzat për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme, raporton Betimi për Drejtësi, përcjell IndeksOnline.
“ZPS-ja kërkon që trupi gjykues të caktojë dënime në vijmë ndaj të akuzuarit për krimet individuale për të cilat akuzohet. Pika 1; për ndalim arbitrar tetë vjet burg. Pika 2; Trajtim mizor, 15 vjet burg. Pika 3; Torturë, 20 vjet burg. Për pikën 4- Vrasje, 26 vjet burg. Në përputhje me rregullën 1634 të Rregullores, trupi gjykues të caktojë një vendim të vetëm që pasqyron tërësinë e sjelljes kriminale të të akuzuari. ZPS-ja kërkon që të caktohet ndaj të akuzuarit një dënim i vetëm prej 28 vjet burg”, tha prokurorja Wyler.
Sipas prokurores, ndryshe nga përshkrimi që i bën mbrojtja, Shala ka qenë një person që i ka bërë 18 persona viktima të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së njërit prej tyre.
Mbrojtja e përshkruan të akuzuarin si një ushtar i thjeshtë i UÇK-së i cili ndihmoi popullin e tij për të luftuar në front. Provat në këtë çështje që kemi në dispozicion megjithatë vërtetojnë se ai ishte sigurisht edhe një tjetër person. Një person i cili ka bërë 18 persona viktima të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së njërit prej tyre”, tha Wyler.