-0.7 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

Zyra e Presidentës merr 35 vetura me qera në vlerë afër 9000 mijë euro, për një samit dy-ditor!

- Advertisement -

Zyra e Presidentes së Kosovës ka paguar 8,791.00 euro për marrjen me qera të 35 automjeteve të cilat do të përdoren për nevoja të një samiti dy-ditor, të organizuar në Prishtinë nga shefja e shtetit.

Bazuar në njoftimin e Zyrës së Prokurimit të Presidencës, 35 automjetet – dhjetë prej tyre të klasit VIP, do të merren në shërbim me qera për bartjen e delegacioneve zyrtare pjesëmarrëse në Samitin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Tenderin e vlefshëm afër 9,000.00 euro e ka fituar kompania private e cila merret me marrjen dhe dhënien me qera të automjeteve, Corpora Sh.p.k, me bazë në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.

Me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në Prishtinë do të
organizohet edicioni i parë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (GPS), më 22-23 tetor 2022.

FOTO:


Sipas njoftimit për media nga Zyra e Presidentes thuhet se forumi si temë do të ketë “Ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme”, ky ka për qëllim të reflektojë mbi sukseset dhe sfidat e kësaj axhende 22 vite pas miratimit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi nevojën për të njohur e promovuar aftësitë e grave dhe vajzave për të kontribuar në mënyrë aktive e përmbajtjesore në procese të paqes dhe sigurisë

“Ky edicion i parë i Forumit do t’i dedikohet trashëgimisë së ish-sekretares së SHBA-ve, Madeleine Albright. Forumi do të sjellë në Kosovë liderë nga rajoni dhe bota, akademikë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, e personalitete përgjegjëse për zbatimin e kësaj axhende.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit