10.7 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Zyra e presidentes jep tender prej 273 mijë eurosh për bileta të aeroplanit

- Advertisement -

Zyra e prokurimit të  presidentes së Kosovës, jep tender në vlerë prej 273 mijë eurosh për bileta të aeroplanit. Për këtë shërbim ka shpërblyer me kontratë kompanin “As Travel Club”.

Bazuar në të dhënat e publikuara në platformën online E-prokurimi thuhet: bazuar në vitet paraprake dhe në planin afatgjatë për planifikime të udhëtimeve, për shërbime të udhëtimit me aeroplan për nevoja të zyrës së presidentes nevojiten afërsisht 700 bileta për 24 muaj.

Dy kompanitë që kanë ofertuar për këtë shërbim kanë ofruar çmime fiks të njëjta.

Dokument:

 

Tutje thuhet se udhetimet më të mëdha do të realizohen në Evropë dhe pjesë të ndryshme të botës.

“Kategoria e biletave do të jetë vetëm të kategorisë ekonomike, përveç në raste të veçanta kur është e pamundur të sigurohet një biletë në kategorinë ekonomike.

Destinacionet e udhëtimit bazuar në ndarje rajonale në vlera të përafërta do të janë: 60% shtetet e Evropës, ndërsa 40% pjesë tjera të botës.

Po ashtu në dosje të tenderit është dhënë edhe sqarimi për çmimin e biletave.

“Vlera e biletës prej 390 euro është një vlerë për kalkulim të çmimit dhe çmimi total do të përdoret vetëm për nevojat e vlerësimit të tenderitdhe nuk përcakton çmimin real të kontratës pasi që çmimi do të krijohet përgjatë zbatimit të kontratës nga çmimet që do të procedohen nga sistemi kompjuterik i rezervimit”, thuhet në dosje të tenderit

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit