5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Zyra e Kurtit e paguan 5 mijë euro si ekspert Bafti Sallahun, afër 1 mijë për muaj

- Advertisement -

Angazhimi i një eksperti për shërbime të veçanta i ka kushtuar Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, afro 5 mijë euro. Përzgjedhja e tij është bërë përmes një tenderi, por që s’ka pasur fare konkurrencë.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka angazhuar një ekspert për shërbime të veçanta.

Puna si ekspert në zyrën e shtetit i është besuar Bafti Sallahut, i cili është përzgjedhur me anë të një tenderi, raporton Demokracia.com.

Mirëpo, në këtë tender nuk ka pasur fare konkurrencë, pasi vetëm Sallahu ka konkurruar.

“Data e dhënies së kontratës 29.06.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 30.06.2022. Numri i tenderëve të pranuar: 1”, thuhet në njoftimin e shpallur në KRPP.

Siç është bërë me dije, ky ekspert për pesë muaj punë do të paguhet afro 5 mijë euro.

“Kontraktor individual (ekspert) për ofrimin e shërbimeve të veçanta konform përshkrimit. Vlera e përgjithshme e kontratës 4 750,00. Emri zyrtar: Bafti Sallahu”.

Në dosjen e tenderit janë dhënë disa sqarime, duke treguar se ky ekspert i ka plotësuar kushtet.

“Zyra e kryeministrit shpërblen me kontratë Kontraktorin Individual “Bafti Salllahu”, pasi që i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret e përcaktuara në njoftimin për kontratë dhe në dosjen e tenderit në vlerë totale të ofertës 4 mijë e 750 euro”.

Tenderi i është dhënë ekspertit Bafti Sallahu, kurse kontrata mes tij dhe Qeverisë së Kosovës është nënshkruar ditë më parë.

Baftiu fatin për të marrë punë si ekspert e kishte provuar edhe në Autoritetin e Aviacionit Civil (AAC) për pozitën e ekspertit të aviacionit, por nuk ishte pranuar.

Gjatë vlerësimit të kandidatëve, si kriter shtesë lypsej të kishin trajnime të kryera.

Ky tender ka qenë i ndarë në dy pjesë – lot 1: Ekspert i Aviacionit dhe lot 2: Ekspert për menaxhimin e projekteve dhe raportimit.

Vlera e parashikuar e kontratës për dy lot ka qenë 54 000,00 euro.

Lot 2 është anuluar në mungesë të ofertave të përgjegjshme.

Për lot 1 kanë konkurruar 4 operatorë ekonomikë, konkretisht persona, Amir Qorolli, Jeton Istogu, Ersen Shileku dhe Bafti Sallahu. AQP e ka rekomanduar për kontratë, Ersen Shilekun, me vlerë të ofertës 34, 200.00 euro me kohëzgjatje prej 36 muajve.

Mirëpo, Agjencioni Qendror i Prokurimit gjatë ditës së sotme ka treguar se ka njoftuar AAC, se pasi që kanë pranuar një ankesë në OSHP për aktivitetin e prokurimit ka pezulluar aktivitetin në fjalë bazuar në nenin 112 të LPP-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit