16.4 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Zyra e Kryeministrit për zëvendësministrin serb që ishte pjesë e ushtrisë në vitin ’99: E kemi verifikuar, ka qenë kontabilist

- Advertisement -

Zyra e kryeministrit Albin Kurti thënë se e kanë verifikuar veprimtarinë e Radoica Radomiroviq, duke thënë se nuk ka qenë pjesëmarrës në operacione luftarake në luftën e fundit në Kosovë, por kontabilist në administratë si staf civil.

Radoica Radomiroviq më 25 maj të këtij viti ishte emëruar zv-ministër nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti Ai e nisi punën në ministrin për Komunitete dhe Kthim që drejtohet nga Nenad Rashiq.

Opozita në Kosovë ka kritikuar Qeverinë se po emëron njerëz që kanë qenë pjesëmarrës në luftë kundër shqiptarëve.

Por këtë e mohon zyra e kryeministrit, duke thënë se Radomiroviq nuk ka qenë pjesë e operacioneve.

“Institucionet tona kanë verifikuar të gjitha të dhënat duke konfirmuar që ai nuk ka qenë i përfshirë në operacione ushtarake apo të ngjashme gjatë luftës në Kosovë. Ai ka bartur pozitën e kontabilistit në administratë si staf civil”, ka thënë zyra e kryeministrit për Express.

Pas largimit të Listës Serbe nga institucionet, kryeministri Kurti kishte nisur emërimet e serbëve që nuk janë pjesë e këtij subjekti politik.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit