Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë i ka ftuar përfaqësuesit e shoqërisë civile që të kontribuojnë në Raportin e BE-së për vendin 2025.
BE-ja thotë se kontributi i tyre do të ndihmojë në krijimin e një vlerësimi të saktë e gjithpërfshirës.
Thirrje për Kontribute: Raporti Kosovë 2025. Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë fton përfaqësuesit e shoqërisë civile të kontribuojnë në Raportin Kosova 2025. Kontributi juaj është i paçmueshëm për të ndihmuar në krijimin e një vlerësimi të saktë dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në një postim të zyrës së BE-së në Facebook.
Afati për t’u ofruar për të kontribuar në këtë raport është 8 prill 2025.
“Për çdo pyetje ose për t’u angazhuar më tej në këtë proces, mos hezitoni të na kontaktoni: [email protected]. Gjithashtu, do të organizojmë konsultime tematike mbi çështje të veçanta—qëndroni të informuar!”, tha zyra e BE-së.