2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Zyberaj thotë se Peci përdori metodat e UDB-ës për ta sulmuar Pacollin, e pyet “ku mbeti dosja?”

- Advertisement -

Këshilltari dhe një prej njerëzve më të afërt të Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, ka reaguar në profilin e tij pas disa pretendimeve të ngritura nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, se emri i milionerit kosovar figuron në dosjen e vrasjeje.

Zyberaj ka thënë se ministri Peci ka qenë i vetmi që ka zhvilluar “luftë hibride” ndaj kundërshtarëve politik, duke përdorur edhe metodat dhe propagandën e UDB-së dhe e ka pyetur se ku mbeti dosja për të cilën fliste.

“Një lloj Ministri dhe qeveria e tij, të cilët duket se synojnë të rikthejnë vitet 1980 në Kosovë, duhet të japin llogari për luftën hibride që po zhvillojnë me produktet e UDBA-s dhe të tregojnë nga e kanë mësuar këto taktika dhe propagandë.Ku mbet ajo dosja tash?”, ka shkruar Zyberaj.

Postimi i plotë:

Çfarë fshihet pas sulmeve ndaj ish presidentit Behgjet Pacolli me gatimet e UDBA-s, pasardhësit e së cilës sot gjenden në pozita përreth Kryeministrit Kurti?

Një lloj Ministri në fund të mandatit, i qeverisë Kurti, kohët e fundit ka qenë i vetmi në Kosovë që ka zhvilluar një “luftë hibride” nga pozita e tij qeveritare kundër një figure që i përket opozitës ndaj qeverisë së tij—kundërshtarit të tij politik—duke përdorur metodat dhe propagandën që UDBA i ka krijuar dhe përdorur për përçarjen e shqiptarëve, siç e ka shpjeguar mirë eksperti Fadil Kajtazi. Kanë marrë votë duke genjy per zhvillim të vendit, e kanë përfundu keq shumë në hajni. Prandaj edhe këtu shpëtimin e kërkojnë te Serbia dhe produktet e UDB

Një lloj Ministri dhe qeveria e tij, të cilët duket se synojnë të rikthejnë vitet 1980 në Kosovë, duhet të japin llogari për luftën hibride që po zhvillojnë me produktet e UDBA-s dhe të tregojnë nga e kanë mësuar këto taktika dhe propagandë.

Ku mbet ajo dosja tash?

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit