6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Zyba thotë se Haradinaj do të ndryshonte qëndrim ndaj Kurtit po t’i premtohej posti i presidentit

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka thënë se kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj do t’i ndryshonte qëndrimet ndaj Kurtit, në qoftë se do t’i premtohej posti i presidentit të vendit.

Zyba këtë e ka thënë pas disa deklaratave të kreut të AAK-së ndaj Kurtit duke thënë se ai financohet nga Serbia.

“Albin Kurti sot me ia premtu postin e Presidentit Ramush Haradinajt, Ramushi i ndërron krejt fjalët që po i thotë për to sot. Vetëm ta dimë ku jemi dhe çfarë opozite kemi. Për ndryshe sipas gjitha sondazheve Ramushi është në rrugë të mbarë me marrë në thu në prag në zgjedhjeve të ardhshme”, ka shkruar Zyba.

E deputetit Zyba i ka reaguar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

Ai ka thënë se Zyba ka qit “fall”, në vend që të merret sipas tij, me të vërtetat që ka thënë Haradinaj.

“Sali Zyba i VV-së, në vend që të merret me të vërtetat e Kryetarit Haradinaj për Albin Kurtin, paska qit fall, si si e qysh do t’i ndërronte fjalët Haradinaj. S’ka faj se sortja e tij, më shpesh i ndërrojnë fjalët se sa çorapet e kujtojnë se këtë e bëjnë edhe të tjerët. Po të kishte veç pak dinjitet ky njeri, do të fokusohej te dështimet spektakulare të shefit të tij. Ose më e pakta do të merrej me të vërtetat që janë thënë në intervistën e Ramush Haradinajt, por meqë nuk mund t’i përgënjeshtroj ato, atëherë qet fall”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit