Futbollisti i Ballkanit, Qëndrim Zyba ka thënë se është nder dhe krenari ta përfaqësosh Kosovën.
Ai ka debutuar për Kosovën në ndeshjen kundër Andorrës, duke luajtur nga minuta e parë.
“Sa nder dhe krenari të përfaqsosh vendin tënd ndihem shum i lumtur për debutimin me Kosoven time”, ka shkruar futbollisti.
Nga ana tjetër, Ballkani ka shprehur kënaqësinë që futbollistët e saj po kontribuojnë në kombëtare.
“Dy futbollistët tanë, Qëndrim Zyba dhe Lumbardh Dellova, në debutimin e tyre zyrtar për Kombëtaren e Kosovës, kanë shfaqur ndaj Andorrës performancë shumë të mirë, duke qenë pozitiv në të gjitha pikat.
Qendërmbrojtësi ynë ekzekutoi 73 pasime të sakta, mga 86 në total, duke rezultuar i saktë në 85%.
Fitoi 9 nga 13 duelet, kurse spastroi topat plot 9 herë.
Fitoi 7 topa derisa arriti t’i ndërprejë 2 aksione të kundërshtarit.
Nga ana tjetër, mesfushori ynë kompletoi 78% të pasimeve, nga 46, 36 rezultuan të sakta.
Fitoi 8 topa, derisa më së shumti nga të gjithë në ndeshje, fitoi duelet. Nga 15, në plot 11 sosh doli fitimtar.
Jemi shumë krenarë me yjet e skuadrës tonë”, ka shkruar skuadra kampione.
“Fc Ballkani në vazhdimësi po punon për ngritjen e nivelit brenda grupit të futbollistëve, që në momente si këto, t’i japin kualitet të shtuar Kombëtareve tona”.