24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Zyba: Radoiçiqi u shpall kryeterrorist nga Qeveria Kurti, Kusari ka biseduar indirekt me të

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka thënë se komunikimi i shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq ka qenë në suaza të përfaqësimit që ka pasur politik.

Zyba tha se nuk e amniston komunikimin e tyre, por sipas tij publikimi i materialit nga media është dashakeqësi.

“Kjo Qeverisje e ka shpallë Radoiciqin kryeterrorist. Çdo komunikim paraprakë ka qenë në suaza të përfaqësimin që e ka pasur edhe publik edhe politik edhe ai. Nuk e amnistoj si proces, apo komunikim nëse dëshmohet e kundërta çka po them ose çfarë ka thënë Kusari, mirëpo përpjekjet për më lidhë veprat e tashme dhe përpjekjet tona me luftu persona të tillë… nënkupton që është dashakeqësi e kujtdo qoftë, pa përjashtu edhe mediume të caktuara të cilat e kanë nxjerrë këtë publikim që nënkupton se të njëjtit janë bashkëpunëtor apo të përafërt me qëndrimet, angazhimet e Radoiçiqit. Qytetarët nuk i besojnë deklarimet e tilla”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Tutje, ai tha se Kusari-Lila ka biseduar indirekt me të, pasi komunikimi i saj ka qenë me Slavko Simiqin e Listës Serbe për zhbllokimin e rëndit të ditës në Kuvend.

“Zonja Kusari në bisedat që ka pasur indirekt në këtë rast me Radoiçiqin ka qenë në kuadër të temave të Kuvendit për ligjet dhe procedurat që kanë qenë në rend të ditës, që nënkupton asnjëherë nuk ka dal prej temës dhe çështjeve që kanë qenë në rend të ditës. Ka bashkëbisedu si më të gjithë përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare për çështjen e zhbllokimit të rendit të ditës…ka fol me Simiqin që ka qenë nënkryetari i Kuvendit”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit