6.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Zyba i VV-së linçon gazetarë e analistë për zgjedhjet në veri

- Advertisement -

Salih Zyba, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë një shkrim linçues ndaj disa prej analistëve, të cilët shprehën rezervat e tyrë në lidhje me zgjedhjet në veri.

Ai ka bërë një kolazh prej gjashtë fotografive, ku paraqiten analistët Halil Matoshi, Valon Syla, Baton Haxhiu e Albert Krasniqi, të cilët kanë kritikuar zgjedhjet në very.

Sipas Zybës, asnjëri prej të lartëcekurve nuk kanë folur ndonjë gjë në lidhje me organizimin kriminal të Listës Serbe.

“Vetëm disa nga reagimet ndaj mbajtjes së zgjedhjeve në veri dhe bojkotit të tyre nga Lista Serbe. Në studiot televizive: Njëri i quan zgjedhjet e pavlefshme; Tjetri bën thirrje për zgjidhje politike. Njëri i krahason me zgjedhje të Milosheviqit; Tjetri, flitet për mungesë të legjitimitetit. Asnjëri asnjë reagim ndaj organizimit kriminal të Listës Serbe dhe për ndërhyrjet e Serbisë.” – shkroi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit