0.3 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Zvogëlimi i prezencës se policisë në veri, Hyseni: Tërheqja vazhdon

- Advertisement -

Aktivisti i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka komentuar zvogëlimin prezencës policore në ndërtesat komunale dhe rrethinat e tyre.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kur ishin dërgua policia në atë pjesë kishte heronj dhe fitore, ndërsa tani kur po tërhiqen s’ka qyqarë e as humbje.

Tërheqje gushti. Gusht, diell, kolonë, gumëzhimë, edhe 25%. Tërheqja vazhdon. Diasporë, disko, dasma, vëmendje pak, edhe ajo e rrëshqitshme. Tërheqja vazhdon. Procesi e ka kry punën e vet. kurkush nuk pyet qysh po i vjen fundi. Elektrizimi me sovranitet është proces i njeanshëm. Njeh veç tifozë edhe fitore. Kur ia mësyem kishte heronj dhe fitore. Tash që tërhiqemi s’ka qyqarë as humbje. Kurkush nuk ka me lypë llogari pas tërheqjes. Procesi e ka kry punën e vet. Prokura e patriotit ka nisë me u ba arsye prokuroriale. Linçim, pëndjekje; kush është kundër meje është me armikun. Leku 1 me 1, çmimet e nalta, zhurme. Çka tha dikush 25%?! Tërheqje vahdon. Tërheqje gushti”, ka shkruar Hyseni.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit