4.1 C
New York
Thursday, March 13, 2025

Buy now

Zvivra publikon listën, katër shqiptarë të ftuar

- Advertisement -

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin të mërkurën ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024” të këtij muaji.

Në listën e tij, Yakin ka përfshirë edhe futbollistë, ndërsa në mesin e tyre nuk mungojnë as shqiptarët. Yakin ka ftuar katër futbollistë shqiptarë, kapitenin Granit Xhaka, si dhe Xherdan Shaqirin, ArdoN Jasharin e Uran Bislimin.

Zviceranët të hënën e nisin grumbullimin për ndeshjet që do t’i luajnë me Kosovën dhe Andorrën. Dueli mes Kosovës dhe Zvicrës, zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndërkohë, me Andorrën Zvicra do të përballet pas tri ditësh në Sion.

Zvicra i prinë Grupit I kualifikues me 10 pikë të mbledhura pas katër ndeshjeve të luajtura, duke e lënë pas vetes Rumaninë me 8 pikë e Izraelin 7.

Bjellorusia zë vendin e katërt me 3 pikë, sa i ka edhe Kosova që renditet e pesta. Ndërkohë, Andorra është e fundit në grup me vetëm një pikë të tubuar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit