8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Zvicra starton me fitore në Euro 2024, mposht Hungarinë

- Advertisement -

Kombëtarja e Zvicrës ka startuar me fitore në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

Në duelin e parë të Grupit A, Zvicra triumfoi ndaj Hungarisë me rezultatin 3:1. Me këtë fitore, Zvicra ka tri pikë në grup sikurse edhe Gjermania, e cila në ndeshjen hapëse të “Euro 2024” mposhti Skocinë (5:1).

Ndërkohë, Hungaria dhe Skocia mbesin pa pikë pas xhiros së parë në këtë grup. Sulmuesi Kwadwo Duah e kaloi Zvicrën në epërsi në minutën e 12-të, përpara se rezultatin ta dyfishoj Michel Aebischer (45’) në fund të pjesës së parë.

Në të dytën, Hungaria e ngushtoi epërsinë me anë të Barnabas Varga (66’) por kjo ishte e tëra që bënë hungarezët në këtë përballje.

Rezultatin final të këtij takimi e vulosi Breel Embolo në minutën e tretë të kohës shtesë – 3:1.

Te Zvicra gjatë tërë ndeshje luajti kapiteni Granit Xhaka, ndërsa Xherdan Shaqiri e Ardon Jashari nuk u akitivizuan fare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit