11.1 C
New York
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

Zvicra “shkatërron” Bjellorusinë, merr primatin e grupit I

- Advertisement -

Zvicra ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024 me rezultat 5:0 ndaj Bjellorusisë, kështu duke marrë primatin në grupin I, aty ku gjendet edhe Kosova që në ndeshjen e zhvilluar në të njëjtën kohë ka barazuar me Izraelin.

Helvetikët konsiderohen favoritët kryesor të grupit, që përbëhet nga gjashtë skuadra me Kosovën, Rumaninë, Izraelin, Andorrën dhe Bjellorusinë.

Kombëtarja e Zvicrës e filloi furishëm takimin, me Renato Steffen që shënoi dy gola të shpejtë në mënyrë të njëjtë. Fillimisht për 1:0 shënoi në minutë të katërt, ndërsa dyfishoi rezultatin në të 17-tën.

Steffen arriti të kompletonte het-trikun qysh në pjesën e parë, pasi shënoi edhe për 3:0 në minutën e 29-të, me të cilin rezultat dy skuadrat shkuan në pushimin e mespjesëve.

Në 45 minutat e dyta Zvicra shënoi edhe dy gola të tjerë, në të dy golat i përfshirë ishte Granit Xhaka, ku shënoi dhe asistoi.

Fillimisht në minutën e 62-të Xhaka shënoi gol shumë të bukur nga distanca për 4:0, e tre minuta më vonë bëri një asist edhe më të bukur për Amdouni i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 5:0.

Pas kësaj fitore Zvicra zë vendin e parë në tabelë me tre pikë, ndërsa Kosova e Izraeli e pasojnë me nga një pikë. Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Rumanisë dhe Andorrës zhvillohet me fillim nga ora 20:45 sot.

Të ngjashme

Të fundit