UEFA njoftoi se Zvicra do të organizojë Kampionatin Europian të Femrave në vitin 2025. Hera e fundit që shteti helvet mbajti një event futbollistik ndërkombëtar ishte në vitin 2008, ku u luajt kampionati europian i futbollit, në bashkëpunim me Austrinë.
Fedrata Zvicerane e futbollit informoi se do të krijojë një organ përgjegjës për organizimin e eventit e shtoi se në muajt prill e maj do të kryhen inspektime nga UEFA në impiantet ku do të luhen sfidat e kompeticionit. Qytetet ku do të luhen ndeshjet do të jenë Bazeli, Berna, Gjeneva, Zyrihu, St Galen, Sion, Luçern dhe Tun.
Kandidate për organizimin e turneut ishin edhe Franca, Polonia si edhe Danimarka, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia aplikuan së bashku. Edicionin e mëparshëm të këtij turneu u mbajt në Angli në vitin 2022. Organziatorët e fituan titullin pasi mundën Gjermaninë në finalen e Uemblit.
Në total ky event u ndoq nga 365 milionë persona, ndërsa në finalen e Uemblit ishin të pranishëm 87,192 spektatorë, duke vendosur rekord.