-2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Zvicra ndalet me barazim nga Serbia, Spanja fiton pikët e plota ndaj Danimarkës

- Advertisement -

Zvicra ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Serbisë, teksa Spanja arriti që të fitojë pikët e plota me rezultat 2-1 ndaj Danimarkës në udhëtim.

Noah Okafor pati një mundësi të pastër shënimi në minutën e 28-të, por gjuajtja e tij e fortë u ndal nga traversa.

Një tjetër rast ideal për gol e pati edhe Zeki Amdouni i cili në minutën e 43-të u gjend mirë brenda zonës, por goditja e tij shkoi në duart e portierit mysafir.

Kërcënimi i parë serioz për Zvicrën erdhi në minutën e 53-të kur Aleksandar Mitrovic dështoi të shënojë nga penalltia të cilën e priti me lehtësi Gregor Kobel.

Ishte pikërisht Amdouni ai i cili i dha epërsinë Helvetikëve duke realizuar në minutën e 78-të për 1-0 pas asistimit të Remo Freuler.

Serbia arriti të barazojë krejt në fund duke realizuar për 1-1 përmes Aleksa Terzic.

Në anën tjetër tek Spanja golin e avantazhit e shënoi Mikel Oyarzabal në minutën e 15-të, i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Ayoze Perez.

Po i njëjti lojtar e gjeti edhe golin e dytë, kësaj radhe në minutën e 59-të duke realizuar për 2-0 pas asistimit të Dani Olmos.

Danimarka rastin më të mirë në këtë ndeshje e pati në minutën e 78-të, por gjuajtja e Gustav Isaksen u ndal nga shtylla.

Isaksen ishte ai i cili shënoi golin e vetëm të Danimarkës në këtë sfidë, duke realizuar për 2-1 në minutën e 84-të, por nuk ishte e mjaftueshme për të evituar humbjen.

Spanja tashmë është konfirmuar si fituese e grupit dhe momentalisht ka 13 pikë të grumbulluara duke lënë Danimarkën në pozitën e dytë me shtatë sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit