13.8 C
New York
Wednesday, October 22, 2025

Buy now

Zvicra me tifozë në Kosovë, ky do të jetë çmimi i biletave

- Advertisement -

E në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 18 nëntor, “Helvetikët” do të vijnë me tifozët e tyre.

Federata Zvicerane e Futbollit ka dhënë detaje sa u përket tifozëve të tyre që do të zbarkojnë në Kosovë në pjesën e dytë të muajit të ardhshëm.

Sipas saj, për sektorin e tifozëve zviceranë do të shiten biletat me çmim prej 10 eurosh, ndërsa një tifoz mund të pajiset me katër bileta maksimumi.

Ndonëse nuk ka nisur ende shitja e biletave, një gjë e tillë do të bëhet online.

Zvicra e mposhti Kosovën me rezultat të thellë, 4:0 në ndeshjen e parë, ndërsa ajo e kthimit pritet të jetë mjaft e rëndësishme, sidomos për Dardanët, të cilët po e ndjekin pozitën e dytë, që çon në “play-off”, por s’janë pa gjasa as për pozitën e parë, ku do ta kishin konkurrent direkt pikërisht Zvicrën.

Të ngjashme

Të fundit