1.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Zvicra kategorike – s’luan ndaj Rusisë dhe e kërkon përjashtimin e saj

- Advertisement -

Edhe Federata e Futbollit e Zvicrës ka marrë vendim që të mos luajë asnjë ndeshje ndaj Rusisë, pasi shteti rus tash e disa e pesë ditë është duke tentuar që përmes luftës ta pushtojë Ukrainën.

Federata zvicerane ka dënuar sulmet ndaj Ukrainës, duke shtuar se janë të shqetësuar për njerëzit e prekur në Ukrainë, veçanërisht për Federatën e Futbollit të Ukrainës dhe të gjithë anëtarët e saj,

ℹ️ 👉 https://t.co/LhYBcxdbRS pic.twitter.com/2a1Kc9J73W

— Swiss Football Association (@sfv_asf) February 28, 2022

Kësisoj, SFV bëri të ditur se mbështet qëndrimin e federatave të Polonisë, Suedisë dhe Republikës Çeke, të cilat kërkojnë përjashtimin e Kombëtares së Rusisë nga play-off-i për Kupën e Botës “FIFA 2022” në Katar.

Federata e Futbollit e Zvicrës shtoi gjithashtu se ky pozicion i tyre është i panegociueshëm.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit