30.5 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Zvicra i luan dy miqësore para “EURO 2024”

- Advertisement -

Kombëtarja e Zvicrës i ka konfirmuar dy ndeshje miqësore para nisjes së kampionatit evropian “EURO 2024”.

“Helvetikët”, më 4 qershor do të luajnë kundër Estonisë në Luzern, derisa katër ditë më vonë do të ketë punë me Austrinë në Sankt Gallen.

Po ashtu, Zvicra e “shqiptarëve” do t’i luajë edhe dy ndeshje tjera para qershorit.

Ekipi i drejtuar nga Murat Yakin, do të luajë kundër Danimarkës dhe Irlandës së Veriut.

Kombëtarja zvicerane në “EURO 2024” është e renditur në grupin A.

Aty bëjnë pjesë edhe Gjermania që është nikoqir i kampionatit, Skocia dhe Hungaria.

Të ngjashme

Të fundit