Zvicra njoftoi se do të heqë një sërë sanksionesh ekonomike të vendosura ndaj Sirisë, përfshirë edhe ndaj bankës qendrore të këtij vendi në Lindjen e Mesme, raporton Reuters.
Pas rrëzimit të ish-presidentit sirian Bashar al-Assad në dhjetor të vitit 2024, do të mbeten në fuqi vetëm sanksionet ndaj individëve dhe entiteteve të lidhura me ish-qeverinë, bëri të ditur Këshilli Federal – organi qeverisës i Zvicrës.
“Qëllimi i këtij vendimi është të nxitet rimëkëmbja ekonomike e vendit dhe një tranzicion politik gjithëpërfshirës dhe paqësor”, thuhet në një deklaratë të Këshillit.
Pas një lehtësimi fillestar të sanksioneve në mars, Zvicra tani po heq kufizimet për ofrimin e shërbimeve të caktuara financiare, tregtinë e metaleve të çmuara dhe eksportin e mallrave luksoze, shtoi qeveria.
Gjithashtu, 24 entitete – përfshirë edhe bankën qendrore të Sirisë – janë hequr nga lista e sanksioneve.
Ky njoftim vjen pas vendimit të Bashkimit Evropian për të hequr sanksionet ekonomike ndaj Sirisë në fund të majit, pas një veprimi të ngjashëm nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së në të njëjtin muaj.
Krejt këto lehtësimet u bën pasi në pushtet në Siri erdhi Ahme dal-Sharaa.