Federata e Futbollit e Zvicrës ka aranzhuar edhe miqësoren e tretë për këtë vit.
Në qershor, Zvicra e udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka, luan ndaj Meksikës në Salt Lake City. Ndeshjen miqësore kundër Meksikës e luan më 7 qershor.
Më 21 mars, Zvicra luan kundër Irlandës së Veriut në Belfast dhe katër ditë më vonë ndaj Luksemburgut në St. Gallen.
Nga fillimi i shtatorit, përfaqësuesja helvetike e drejtuar nga Murat Yakin nis kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Ndeshjen e parë e luan në shtëpi kundër Kosovës më 5 shtator.
Në Grupin B bashkë me Zvicrën dhe Kosovën janë edhe Suedia dhe Sllovenia.