14.7 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

Zvicra e pandalshme, fiton edhe në Suedi

- Advertisement -

Kombëtarja e Zvicrës ka vazhduar ecurinë perfekte në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi.

“Helvetikët” triumfuan me rezultat 0:2 ndaj Suedisë, në një ndeshje të zhvilluar në Stokholm.

Në pjesën e parë, Suedia krijoi disa raste të mira përmes Bergvall dhe Isak, por pa arritur të konkretizojnë. Pjesa e dytë solli ndryshimin e rezultatit, kur kapiteni Granit Xhaka u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë epërsinë Zvicrës pas 65 minutave lojë.

Edhe pas avantazhit, skuadra zvicerane nuk u tërhoq, duke kontrolluar ndeshjen dhe kërkuar golin e dytë. Ai erdhi në kohën shtesë (90+4’) nga sulmuesi Manzambi, i cili vulosi fitoren 0:2 për ekipin e Murat Yakinit.

Pas kësaj fitoreje, Zvicra arrin në nëntë pikë, duke kryesuar Grupin B, pesë më shumë se Kosova, që renditet në vendin e dytë. Suedia, ndërkohë, mbetet në fund të tabelës me vetëm një pikë.

Të ngjashme

Të fundit