Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar fitore të thellë në miqësoren ndaj Estonisë me rezultat 4-0.
Serinë e golave për zviceranët e hapi Zuber në minutën e 20-të të takimit, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Ndërsa, me të nisur pjesa e dytë, Zvicra e dyfishoi epërsinë me Amdounin, kurse e trefishoi atë pas një ore lojë me Elvedin.
Në listën e realizatorëve u fut edhe mesfushori nga Kosova me shtetësi zvicerane, Xherdan Shaqiri, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 70-të të ndeshjes.
Shaqiri e Xhaka luajtën titullar te Zvicra sonte, ku Shaqiri i luajti 90 minuta të plota, kurse Xhaka u zëvendësua në minutën e 74-të nga Aebischer.