23.1 C
New York
Sunday, September 14, 2025

Buy now

Zvicra do ta lejojë pulën “e kloruar” amerikane, në këmbim të tarifave më të ulëta

- Advertisement -

Këshilli Federal i Zvicrës i ka bërë një ofertë delikate SHBA-së në mosmarrëveshjen për tarifat. Sipas burimeve të informuara mirë, draft-marrëveshja e negociuar prej kohësh me SHBA-në përfshin një kapitull mbi “Barrierat jo-tarifore në tregti”, transmeton albinfo.ch. Në këtë kapitull, thuhet se Këshilli Federal ka premtuar tashmë masa në verë për të lejuar shitjen e pulës amerikane në Zvicër.

Sipas një hulumtimi nga “NZZ am Sonntag”, dokumenti përmban fjalinë e mëposhtme: “Zvicra synon të punojë me Shtetet e Bashkuara për të adresuar masa specifike që kufizojnë aksesin në treg për mishin dhe produktet e shpendëve amerikanë”. Sot, pulat amerikane janë tabu në Zvicër për faktin se ato zhyten në dezinfektues pas therjes.

E ashtuquajtura pulë e trajtuar me klor nuk lejohet për shitje në Zvicër, siç konfirmohet nga Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (FSVO).

Pula e trajtuar me klor është një çështje shumë e diskutueshme që ka qenë burim polemikash midis SHBA-së dhe Evropës për vite me radhë.

“Bëhet fjalë për gjënë më idiote që mund të importojmë”, thotë Këshilltari Kombëtar i Partisë së Gjelbër, Kilian Baumann.

BE-ja ka negociuar më mirë dhe ka mbetur e vendosur për standardet ushqimore, sipas presidentit të Shoqatës së Fermerëve të Vegjël, përcjell albinfo.ch. Por, kryetari i Shoqatës së Fermerëve Markus Ritter reagon më qetësisht: “Në fund të fundit, pyetja është nëse një produkt i tillë do të kishte sukses në tregun zviceran”, thotë ai.

Të ngjashme

Të fundit