Xherdan Shaqiri ishte figura kyçe e Zvicrës me golin e tij magjik ndaj Skocisë. Ai madje vendosi rekorde të shumta me atë gol, përcjell albinfo.ch.
Popullit zviceran po ashtu iu shtua kureshtja rreth Shaqirit, dhe këtë e tregojnë kërkimet e tyre në “Google” gjatë ndeshjes.
Sipas “Google”, pyetja “Sa është i gjatë Xherdan Shaqiri?” u rrit në përqindje më shumë në krahasim me kërkesat e tjera në “Google”.
Për të mos ua lënë “pikë”, sipas FIFA-s, Xherdan Shaqiri është 1.69 metra i gjatë.
Por kush është më i kërkuari në “Google”, që zviceranët u janë vënë pas, që nga nisja e Kampionatit Europian?
Është Kylian Mbappe, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo.
Në vendin e tretë është Kwadwo Duah, i cili ishte në 11-shën e parë startuese ndaj Hungarisë, madje duke shënuar gol. I katërti në listë është Shaqiri.