Në një raport të publikuar të premten, Këshilli Federal propozon thjeshtimin e procedurave në rastet e ndarjes ose divorcit që përfshijnë fëmijë, përcjell albinfo.ch.
Objektivi është të zgjidhen mosmarrëveshjet midis prindërve më shpejt se sa është bërë në të kaluarën.
Aktualisht, juridiksioni për të drejtën familjare në Zvicër ndahet midis gjykatave civile dhe shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve, por, sipas Këshillit Federal, “kjo ndarje tani konsiderohet e vjetëruar”.
Në vend të kësaj, qeveria dëshiron të qetësojë konfliktet familjare dhe të përmirësojë procedurat me ndihmën e psikologëve dhe punonjësve socialë për të “siguruar interesat më të mira të fëmijës”.