14.9 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Zvicër – Kosovë luhet në Basel më 5 shtator

- Advertisement -

Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Kombëtares së Kosovës, do të zhvillohet në stadiumin “St. Jakob – Park” në Basel, ka njoftuar federata zvicerane e futbollit të mërkurën.

Ndeshja zhvillohet më 5 shtator nga ora 20:45 dhe për të dy kombëtaret është e para e kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

Vendimi se ky do të zhvillohet kjo ndeshje është pritur me interes të veçantë, duke pasur parasysh numrin e madh të shqiptarëve në Zvicër.

“Ekipi nacional do t’i luajë dy ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës në Basel. Ndeshjet ndaj Kosovës, të premten më 5 shtator, dhe ndaj Sllovenisë, të hënën më 8 shtator, do të zhvillohen nga ora 20:45 në St. Jakob – Park”, ka njoftuar federata helvetike të mërkurën.

Biletat për ndeshjen Zvicër – Kosovë pritet të dalin në shitje më 31 korrik, ndërsa këto dy kombëtare janë përballur tri herë njëra me tjetrën deri më tani dhe në asnjërën prej dueleve nuk kishte fitues.

Pas dy ndeshjeve të shtatorit, Zvicra në muajin tetor do ti ketë dy përballje tjera, me Suedinë dhe Slloveninë, të cilat i luan në udhëtim.

Të ngjashme

Të fundit