Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në një lokal në Zveçan i cili nuk kishte dritare, kanë arritur të gjejnë disa aparate të lojërave të fatit dhe një armë.
Arma nuk kishte as karikator e as numër serik.
Rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje.
“Rr. Nemanja, Zveçan 10.02.2024 – 11:40. Gjatë kontrollit të një lokacioni në një lokal, i cili nuk kishte dritare dhe ishte i pa shfrytëzuar, ishin disa aparate të lojërave të fatit dhe në njërin nga ata është gjetur një armë MP-5 ngjyrë e zezë e cila nuk kishte as karikator e as numër serik. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.