FFK merr letër falenderuese për organizimin e shkëlqyer të Komitetit të HatTrick në Kosovë, nga vetë kryetari i këtij komiteti, respektivisht zv.presidenti i UEFA-s, Karl Erik Nilsson.
Letra e plotë:
I dashur z. Ademi, i dashur Agim,
Desha t’ju shkruaj për t’ju shprehur mirënjohjen tonë më të thellë për mikpritjen e ngrohtë që morën anëtarët tanë të HatTrick gjatë mbledhjes së fundit të Komitetit të HatTrick, e cila u mbajt në Prishtinë të enjten, më 13 mars 2025. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për angazhimin tuaj personal në mikpritjen e anëtarëve të Komitetit.
Duam t’ju falenderojmë edhe një herë për pritjen e delegacionit tonë dhe administratën e federatës tuaj për ndihmën e suksesshme në organizimin e kësaj ngjarje.
Të gjithë anëtarët e Komitetit ishin të një mendimi se lokacioni i zgjedhur ishte i shkëlqyer, dhe sidomos vizita e udhëhequr, e cila ofroi mundësi të vlefshme për të parë ndikimin e investimeve të programit HatTrick në kampin në Hajvali dhe objektin e zyrave qëndrore të FFK-së.
I juaji me besnikëri,
Karl – Erik Nilsson
Kryetar i Komitetit UEFA HatTrick