18.1 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Zv.ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO pa kushte

- Advertisement -

Në një intervistë për Ekonomia Online, Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Blerina Abrazhda, deklaroi se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO pa kushte, duke theksuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për aspiratat euroatlantike të shtetit të Kosovës.

Abrazhda shtoi se Kosova, si një shtet i pavarur dhe sovran, ka plotësuar të gjitha elementet themelore që kërkohen për anëtarësim në NATO – duke përfshirë një forcë të armatosur funksionale, Kushtetutën dhe një orientim të qartë drejt vlerave perëndimore.

“Që Kosova duhet të anëtarësohet në NATO ajo duhet që të jetë me patjetër, pa marrë parasysh se çfarë po ndodh në veri të Kosovës ose jo. Kosova si shtet i pavarur dhe sovran në një regjion ku mbështet integrimin euroatlantik, në një regjion ku Kosova është projekti më i suksesshëm i NATO-s, së paku që nga formimi i NATO-s. Është një nga misionet më të mëdha që NATO ka sot realisht. Duhet patjetër të hyjë në NATO. Ka një forcë të armatosur, e cila është e kompletuar, ka një sovranitet si shtet, ka Kushtetutën, i ka të gjitha elementet për të hyrë. Natyrisht, mekanizmat e anëtarësimit janë nivel shumë i lartë politik i komplikuar për arsye të ndryshme gjeopolitike. Mbështetja nuk do të mungojë, por Kosova nuk duhet ta harrojë asnjëherë që mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës nuk është vetëm mbështetja vëllazërore, por është edhe mbështetja e Shqipërisë si anëtare e NATO-s”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit