11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Zv.Ministri Syla impresionohet nga Martin Berishaj: Na njoftoi për angazhimet e shumta dhe të dobishme të tij dhe të stafit

- Advertisement -

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, gjatë vizitës në Kroaci ka vizituar ambasadën e Kosovës atje, ku është pritur nga ambasadori Martin Berishaj.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për takimet e Sylës dhe për ambasadorin Berishaj ka thënë se e ka njoftuar Sylën për “angazhimet e shumta dhe të dobishme të tij dhe gjithë stafit të tij”.

“Në përfundim të vizitës zyrtare në Kroaci, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në këtë vend, ku u prit nga ambasadori, Martin Berishaj, i cili e njoftoi për angazhimet e shumta dhe të dobishme të tij dhe gjithë stafit të tij. “

Më 29 mars, Berishaj është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për dyshimet për veprat penale “Shpëlarja e parave”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

“Pas interesimit të mediave, Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se ambasadori, i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar sot me ftesë të Prokurorisë Speciale, me dyshimet për veprat penale ‘’Shpëlarja e parave’’, ‘’Shmangia nga tatimi’’ dhe ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’”, kishte njoftuar Prokuroria.

Nga PRSK kishin deklaruar se Berishaj ka pasur edhe më herët ftesë për intervistim por se ka kërkuar që për shkak të angazhimeve i njëjti të shtyhet.

.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit