Radojica Radomiroviq, zv. ministër në Qeverinë Kurti, ka folur sërish për të kaluarën e tij në ushtrinë jugosllave edhe gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Radomiroviq dje ia pranoi edhe Nacionales se kishte qenë pjesë e Ushtrisë Jugosllave gjatë kohës së luftës në Kosovë..
Një gjë të tillë ai pretendon se “të gjithë e dinë”.
Mediumi Insajderi pyeti Radojicën nëse e dinte një gjë të tillë Albin Kurti, ndërsa përgjgija që e dha ishte mjaft interesante:
“Çdo njeri i ndershëm nuk ka turp dhe frikë nga e kaluara e tij, sigurisht që të gjithë në zonën time e dinë që u kam paguar shujta rezervistëve,”
Radomiroviq ishte emëruar në pozitën e zv. ministrit nga kryeministri Albin Kurti më 25 maj të këtij viti, ose saktësisht një ditë para nisjes së tensioneve në veri të vendit.