12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Zv.Ministri i Kurtit ekzaltohet para Shefqet Krasniqit, shqiptarët i quan “produkt” të përhapjes së Islamit

- Advertisement -

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, pozitë këtë të cilën e kishte marrë me aminin e Albin Kurtit,  më 7 prill të këtij viti ishte ftuar nga hoxha Shefqet Krasniqi që të marrë pjesë në një iftar. Në këtë organizim të Krasniqit, Vokrrit si zyrtar i Qeverisë së Kosovës i ishte dhënë edhe një fjalë rasti.

Vokrri në fjalimin e tij para të ftuarve të Shefqet Krasniqit, s’ka ngurruar që të hyjë në histori, duke folur për atë se si sipas tij ka lindur kombi shqiptar e deri tek misioni si myslimanë për të përhapur islamin në perëndim.

Zyrtari i Qeverisë në ligjëratën e tij fetare thotë se shqiptarët janë produkt i së paku dy qytetërimeve, derisa shprehet falënderues se për më shumë se gjashtë shekuj shqiptarët janë nën ndikimin e fuqishëm të qytetërimit islam.

“Kemi potencial të jashtëzakonshëm. S’e kam fjalën vetëm për këtë grup që jemi këtu tek Dr.Shefqeti. Por si besimtar në këtë shoqëri që jetojmë, kemi kapacitet dhe potencial të hatashëm. Por fatkeqësisht nuk mundemi aq sa dojmë dhe aq shpesh sa kemi dëshirë ta materializojmë, me punë të mira me impakt në shoqëri, në impakt në kahjen, në orientimin qytetrimor të përgjithshëm të shoqerisë. Kjo shpresoj që gradualisht do të korrigjohet. Kur jemi pajisur nga Allahu me dije dhe pasuri dhe ndikim në masë, duhet ta dimë që me të vjen edhe përgjegjësia. E dini atë hadithin, që secili jemi bari i kopesë tonë. Udhëheqësi është kujdestar i tufës së vetë, burri është kujdestar i familjes dhe tufës së vetë, gruaja është e burrit dhe tufës së vetë. Pra s’ka asnjë segment të shoqërisë që s’e ka përgjegjësinë e vetë”, thotë ai.

Dhe sa më e madhe forca e fuqia, aq më e madhe përgjegjësia. Nëse këtë e shtrojmë në perspektivë më afatgjate dhe më të gjerë. Nëse mendojmë se cila është përgjegjësia jonë si popull. Kur them popull në radhë të parë e kam fjalën për etninë tonë, për shqiptarët”, shton tutje.

“Mund ta kuptojmë duke e ditë se ku jemi nisë dhe kah po shkojmë. Ne jemi produkt i kombinimit të së paku dy qytetërimeve. Kultularisht, Elhamdulilah, më shumë se gjashtë shekuj jemi nën ndikim të fuqishëm të qytetërimit islam. Mundemi me thënë qe jemi me siguri populli i vetëm me një signifikancë politike që mundemi me u krenu se jemi produkt i prirjes së islamit për me u përhapë kah perëndimi. Sepse një prej misioneve të islamit është që fjalën e Allahut ta çoj në çdo shtëpi dhe të jetë pishtar i qytetërimit njerëzor”, dëgjohet teksa ligjëron Vokrri.

Kur flet për përhapjen e islamit, Vokrri thotë se një gjë e tillë s’është e lehë. Megjithatë thotë se si qytetarë të vetëdijësuar fetarishst e moralisht duhet kuptuar misioni jo vetëm për konsolidimin e besimit por edhe për ndikimin që kemi, në rreth, familje, lagje e më gjerë.

Kur e thotë këtë, vokrri citon fjalët e Zotit se shumë grupe të vogla kanë ngadhënjyer mbi ato të mëdhatë.

“Natyrisht se ky nuk është mision i lehtë, hasin pengesa e ndodhin edhe lufta. E ne shqiptarët nëse e shikojmë historinë jemi produkt i kësaj përpjekje dhe këtij ballafaqimi. Sepse nuk kemi ekzistua si etnitet i veçantë, me këtë emërtim shqiptar, para se me ndodhë ky ballafaqim në Evropë. Dhe jemi të vetmit, i vetmi produkt i gjallë i historisë së islamit dhe prirjes së përhapjes së tij drejt qendrës së qytetërimit, që ende frymojmë, ende zhvillohemi, ende jemi këtu. Përgjegjësia jonë është e jashtëzakonshme edhe si popull. Si qytetarë të vetëdijesuar fetarisht, moralisht e politikisht duhet ta kuptojmë misionin tonë që është konsolidimi, jo vetëm i besimit tonë, por edhe i ndikimit tonë, së pari në rrethin tonë më të afërt, familjen tonë, lagjen tonë e tutje. Sepse e kemi potencialin. Dhe Allahu ka jep një premtim, tu na kujtu që shumë grupe të vogla kanë ngadhënjyer mbi grupe të mëdha”, ka shtuar tutje.

Në fund të fjalës së tij, Vokrri thotë se mbase ka tingëlluar më shumë ambicioz sesa që mund të paramendohet për diklë nga kabineti qeveritar, por arsyetohet se ka folur nga zemra.

“Ndoshta e zgjata pak, e kam tingëllu pak më ambicioz sesa që mundet me u paramendu sidomos për dikë nga kabineti qeveritar në ditët e sodit, por ju fola prej zemrës, e me këtë po dua me e përmbyllë. Flaendëroj hoxhën Shefqet për ftesën, e InshAllah shihemi bashkë në punë tëmira. Selam Alejkum”, ka përfunduar Vokrri në fjalimin e tij./Express/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit