Në Strugë të Maqedonisë së Veriut ka përfunduar dita e parë e Forumit të dytë të Dialogut të Prespës. Në panelin e titulluar “Pajtimi dhe demokracia si katalizator për ndryshimet në Ballkan”, Qeveria e Kosovës u përfaqësua nga zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, e cila theksoi rëndësinë e demokracisë dhe pajtimit drejt një të ardhmeje të përbashkët dhe progresit të integrimit evropian!
Ky panel u moderua nga nënkryetari i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe njëherësh ministër për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve Artan Grubi.
Ndërsa panelistët e tjerë ishin zyrtarë të lartë si
Sekretarja e Shtetit të Zvicrës Livia Leu,
Drejtoresha për Evropën dhe Azinë Qendrore nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, Angelina Eitzhorst, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Kosovën, Miroslav Lajçak, Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme të Selisë së Shenjtë, Miroslav Stanislav Waschoski, Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin,
Përfaqësuesi i Lartë për BeH Kristijan Shmit si dhe
Sekretari i Përgjithshëm i RYCO Aljbert Hani.
Zv. kryrministrja Rexhepi, na fjalimin e saj, deklaroi se demokracia dhe pajtimi janë shtyllat e përparimit në Ballkan. Sipas
saj uniteti është i nevojshëm për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme dhe për të promovuar të drejtat e njeriut dhe për të forcuar institucionet demokratike. Prandaj, ajo theskoi se së bashku mund të krijojmë paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm.
“Pajtimi dhe demokracia nuk janë vetëm ide abstrakte, ato janë çelësi për ndërtimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në Ballkan. Megjithatë, për tu arritur këto kërkohet angazhim i përbashkët, guxim dhe mençuri. Asnjë vend në rajon, e më gjerë, nuk ofron mbrojtje dhe të drejta për komunitetet joshumicë, siç bën Kosova. Ne jemi thellësisht të përkushtuar për zbatimin e ligjit për mbrojtjen dhe të drejtat e popujve jo shumicë. Një vend i garantuar në Parlament dhe një pjesë në pushtet”, deklaroj në fjalimin e saj zv. kryeministrja Rexhepi.
Ajo bëri të ditur se gjatë dy viteve të fundit të qeverisjes kemi arritur rezultate të dukshme në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit, të njohura ndërkombëtarisht, siç është Transparency International ku në fushën e luftimit të korrupsionit ë, ku siç tha ajo “Kosova ka arritur rezultat duke u renditur 20 pozita më lart. krahasuar me dy vitet e fundit. Për dy vite radhazi jemi të parët në rajon për nga progresi në fushën e sundimit të ligjit sipas Projektit Botëror të Drejtësisë dhe të dytët në botë. Indeksi i Forumit Botëror të Shtypit na renditi 17 pozicione më lart, dhe 20 mbi Freedom House, i cili vlerësoi rritjen e cilësisë së demokracisë. Me këto rezultate ne demonstruam dhe dëshmuam nivelin më të lartë të demokracisë në rajon”/gazetascanner/