0.8 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Zv/kryeministri Bislimi s’po fle natën, e ministrja Rizvanolli po fle edhe ditën madje në Kuvend

- Advertisement -

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të zhvilluar dy seanca.

Seanca e parë ishte vazhdim i javës së kaluar, e më pas deputetët nisën edhe seancën e re e cila filloi me pyetje parlamentare.

Në kuadër të kësaj seance pati edhe deklarime jashtë rendit të ditës.

Deputetët ndërkohë parashtruan edhe për ministrat e Qeverisë Kurti.

E pranishme në këtë seancë ishte edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Rizvanolli edhe pse ishte e pranishme në seancë, duket se kishte nevojë më tepër për pushim.

Ajo është parë shumë e përgjumur përgjatë kësaj seance. Madje në një moment ajo duket se e mori seriozisht rehatinë e karriges e nisi të flinte.

Ky moment nuk i ka ikur edhe mediave të pranishme të cilat e kane incizuar atë.

Siç duket problemi i pagjumësisë nuk qëndron vetëm tek zv/kryeministri Besnik Bislimi, problemin e pagjumësisë duket se e paskan edhe ministrat e tjerë të Kurtit që nuk po flenë natën, por ditën në Kuvend.

https://fb.watch/ep2j4NmG6s/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit