17.4 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Zuckenberg: Biden-Harris ushtruan presion për të censuruar amerikanët

- Advertisement -

Mack Zuckerberg, themeluesi i Facebook dhe Instagram, thotë se i vjen keq që ka punuar me administratën Biden-Harris për të censuruar informacionin në internet gjatë pandemisë.

Ai e pranoi këtë në një letër drejtuar Kryetarit të Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve, Jim Jordan, më shumë se një vit pasi i dha komisionit mijëra dokumente si pjesë e hetimit për moderimin e përmbajtjes në platformat online.

Sipas tij, së bashku me dokumentet, kompania ka siguruar një duzinë punonjësish që të jenë në dispozicion për intervista të transkriptuara, duke theksuar bashkëpunimin e Meta-s me hetimin.

“Po flitet shumë tani rreth mënyrës se si qeveria amerikane ndërvepron me kompani si Meta dhe unë dua të jem i qartë për pozicionin tonë”, shkroi Zuckerberg.

Ai shtoi se “platformat tona janë për të gjithë – ne jemi për të promovuar fjalën dhe për të ndihmuar njerëzit të lidhen në një mënyrë të sigurt”.

“Si pjesë e kësaj, ne dëgjojmë rregullisht nga qeveritë në mbarë botën dhe të tjerë me shqetësime të ndryshme rreth diskursit publik dhe sigurisë publike”.

Në vitin 2021 “zyrtarë të lartë” nga administrata e Biden dhe Shtëpia e Bardhë “u bënë presion në mënyrë të përsëritur ekipeve tona për muaj të tërë për të censuruar disa përmbajtje të COVID-19, duke përfshirë humorin dhe satirën”, ka shtuar ai.

Kur Facebook nuk u pajtua me censurën, sipas Zuckerberg, administrata e Biden shprehu shumë zhgënjim.

“Në fund të fundit, ishte vendimi ynë nëse do të hiqnim ose jo përmbajtjen dhe ne marrim vendimet tona, duke përfshirë ndryshimet që lidhen me COVID-19 që bëmë në zbatimin tonë në vazhdën e këtij presioni”.

“Unë besoj se presioni i qeverisë ishte i gabuar dhe më vjen keq që nuk ishim më të hapur për këtë”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit