-2.5 C
New York
Friday, December 26, 2025

Buy now

ZRrE mbledh kompanitë furnizuese me rrymë për të biseduar për sigurim të pandërprerë gjatë fundvitit

- Advertisement -

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka zhvilluar të premten, më 24 dhjetor 2025, një takim koordinues me kompanitë kryesore të licencuara në sektorin e energjisë, me fokus sigurinë e furnizimit me energji elektrike gjatë periudhës së fundvitit, kur konsumi shënon rritje të ndjeshme.

Në takim kanë marrë pjesë përfaqësues të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe Furnizuesit me Shërbim Universal (KESCO).

Sipas ZRRE-së, diskutimet janë përqendruar në sfidat kryesore që zakonisht shfaqen gjatë periudhave festive, përfshirë ndikimin e kushteve klimatike dimërore në prodhim dhe transmetim të energjisë, kufizimet teknike të rrjetit, si dhe nevojën për balancim të vazhdueshëm mes prodhimit vendor, importit dhe konsumit.

Po ashtu, në takim është theksuar rëndësia e përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare që rrjedhin nga funksionimi i sistemit rajonal të energjisë, me qëllim garantimin e stabilitetit dhe furnizimit të pandërprerë me energji elektrike.

Të ngjashme

Të fundit